Google ADS

Ish-guvernatori meksikan arrestohet në Itali

12:27 | 10 Prill 2017
Arbresh.info

Policia në Itali ka arrestuar ish-guvernatorin e shtetit meksikan të Tamaulipas, Tomás Yarrington.

Yarrington, i cili shërbeu si guvernator nga viti 1999 deri në vitin 2005, kishte qenë në arrati për gati pesë vjet.

Ish-Guvernatori është akuzuar për marrjen e miliona dollarëve ryshfet nga kartelet e drogës në këmbim të mos pengimit të aktiviteteve të tyre të kontrabandës, shkruan BBC.

Një shpërblim prej 15 milionë pesos meksikan ($650,000 euro) janë ofruar për informacion që do të çonte në arrestimin e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme