Google ADS

Ish-gjyqtari i burgosur pas grusht shtetit në Turqi, vdes nga sulmi në zemër në burg

23:38 | 4 Prill 2018
Trina Galanxhi

Teoman Gökçe, një gjykatës i lartë dhe një ish anëtar i Këshillit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të Turqisë (HSK), ka vdekur të hënën pas një sulmi në zemër, bëjnë të ditur mediat turke.

Ai ka ndërruar jetë gjatë kohës që po kryente dënimin me burg, me akuzat për lidhjet me organizatën FETO, transmeton portali arbresh.info

Gökçe ishte anëtar i HSK-së derisa dha dorëheqjen në verën e vitit 2014, duke pretenduar se emërimet e qeverisë shkelin pavarësinë e gjyqësorit.

Që pas grusht shtetit më 15 korrik 2016, ai ndodhej në paraburgim në burgun Sincan, ku edhe humbi jetën.

Mediat turke që vazhdojnë të jenë kritike ndaj qeverisë, e konsiderojnë vdekjen e tij “si të dyshimtë”.

Gökçe ka lindur në vitin 1969 në provincën Tokat dhe ka lënë pas  gruan dhe dy fëmijë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme