Një ish-gjeneral në ushtrinë afgane ka deklaruar se ai dhe shumë ish-ushtarë dhe politikanë të tjerë po përgatiten që të nisin një luftë të re kundër talebanëve.
Gjenerali Sami Sadat tha se 8 muaj sundim i talebanëve ka bindur shumë afganë se veprimi ushtarak është e vetmja rrugë përpara.
Ai tha se operacionet mund të fillojnë muajin e ardhshëm pas festës së Bajramit Islamik, kur ai planifikon të kthehet në Afganistan.
Kujtojmë se talibanët morën kontrollin e vendit në një ofensivë të shpejtë Gushtin e kaluar.
Talebanët pushtuan të gjithë vendin në vetëm 10 ditë, pasi forcat e fundit të NATO-s të udhëhequra nga SHBA u larguan pas një fushate ushtarake 20-vjeçare.
Duke folur për herë të parë për planet, ish-gjenerali Sadat tha për BBC se ai dhe të tjerët do të bënin gjithçka që munden për t’u siguruar që Afganistani të çlirohet nga talebanët dhe të rivendoset një sistem demokratik.
“Derisa të marrim lirinë, derisa të fitojmë vullnetin tonë të lirë, ne do të vazhdojmë të luftojmë”, tha ai.
Gjenerali nënvizoi se talebanët kishin rifutur një rregull gjithnjë e më të ashpër duke përfshirë kufizime të rënda për të drejtat e grave dhe vajzave dhe ai thotë se është koha për të ndaluar rendin e tyre autoritar dhe për të filluar një kapitull të ri./tvklan.al
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt