Një ish-agjent i shërbimit të sigurisë së brendshme izraelite, i cili më pas u bë një figurë e lëvizjes që sfidonte qeverinë e Benjamin Netanyahu, Gonen Ben Yitzhak tha se kryeministri po shkatërron vendin.
“Netanyahu përfaqëson me të vërtetë rrezikun më të madh për Izraelin dhe, më besoni, unë kam arrestuar disa nga terroristët më të mëdhenj gjatë Intifadës së dytë (kryengritjes palestineze)”, tha 53-vjeçari.
“Unë e di se çfarë është një terrorist. Unë besoj se Netanyahu po e çon Izraelin drejt shkatërrimit”, këmbënguli personi që më parë ka punuar me një nga djemtë e një themeluesi të Hamasit, i kthyer në informator të Shin Bet për të parandaluar sulmet në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ai u përfshi gjithashtu në arrestimin e Marëan Barghouti, një ish-zyrtar i lartë i partisë palestineze Fatah, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje dhe konsiderohet si një nga figurat politike më të njohura në territoret palestineze.
Sot Gonen Ben Yitzhak po demonstron kundër mandatit të gjashtë të Netanyahut.
Vonesa e dorëzimit të armëve Izraelit nga Shtetet e Bashkuara, aleati historik i vendit, është një nga arsyet që forcoi pikëpamjen e tij se kryeministri duhet të largohet nga pushteti.
“Presidenti amerikan Joe Biden është mbështetësi më i madh i Izraelit dhe Netanyahu e pështyu në fytyrë”.
Po shkatërron marrëdhënie shumë të rëndësishme me Shtetet e Bashkuara”, tha ai.
Gonen Ben Yitzhak, i cili iu bashkua Shërbimit të Sigurisë së Brendshme në vitet 1990 pas vrasjes së kryeministrit Yitzhak Rabin, është bërë një figurë e shquar në protestat kundër Netanyahut.
Netanyahu ka mohuar vazhdimisht akuzat për korrupsion dhe të hënën përsëriti vendosmërinë e tij për të shkatërruar Hamasin, lëvizjen islamike që nisi një sulm të përgjakshëm ndaj Izraelit më 7 tetor, duke ndezur luftën në Gaza./abcnews.al
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë