Militantët e grupit Shteti Islamik po mbajnë peng mbi 30 gra dhe fëmijë në jugperëndim të Sirisë, tha Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut – grup që monitoron luftën në Siri.
Pengjet besohet se janë marrë gjatë sulmeve të Shtetit Islamik javën e kaluar, në një zonë të dominuar nga pakica etnike Druze në rajonin Suveida.
Së paku 215 njerëz u vranë në sulmet vetëvrasëse atje.
Qeveria e Sirisë e kontrollon shumicën e rajonit, ndërsa Shteti Islamik mban një pjesë të vogël.
Ushtria siriane, e mbështetur nga Rusia, ka nisur së voni fushatën për të rimarrë kontrollin e zonave nga xhihadistët dhe rebelët.
Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut tha se së paku 36 gra dhe fëmijë janë rrëmbyer nga Shteti Islamik.
Sipas raporteve, disa gra kanë arritur të ikin, ndërsa dy kanë humbur jetën.
Shteti Islamik nuk ka folur ende për këto rrëmbime.
Druzët janë pakica fetare e tretë më e madhe në Siri.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...