Grupi militant Shteti Islamik (IS) e mori përgjegjësinë më 19 maj për një sulm me armë zjarri ndaj turistëve në provincën Bamiyan në Afganistan.
Tre turistë spanjollë u vranë dhe së paku një tjetër u plagos në sulmit që ndodhi më 17 maj, konfirmoi Ministria e Jashtme e Spanjës.
Abdul Matin Qane, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të udhëhequr nga Qeveria talibane, tha se katër persona janë arrestuar si të dyshuar për sulmin.
Përveç tre turistëve të huaj, i vrarë mbeti edhe një qytetar afgan, dhe u plagosën edhe katër të huaj dhe tre afganë, sipas Qanes.
Në Bamiyan ndodhet një zone e mbrojtur nga UNESCO dhe mbetjet e dy statujave të mëdha të Budës, të cilat u hodhën në ajër nga talibanët gjatë sundimit të tyre paraprak më 2001./rel/
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...