Grupi militant, Shteti Islamik, ka marrë përgjegjësinë për sulmet që vranë dhjetëra forca pro-qeveritare dhe ushtarë në shkretëtirën siriane gjatë kësaj jave. Këto ishin sulmet më vdekjeprurëse gjatë këtij viti në Siri.
Përmes agjencisë së tyre të lajmeve, Amaq, IS-i tha se militantët “kanë sulmuar dy kazerma të ushtrisë Lisiane dhe të Forcave të Mbrojtjes Kombëtare të mërkurën”.
Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut – organizatë që monitoron luftën në Siri – paraprakisht kishte thënë se në këto sulme janë vrarë të paktën 34 luftëtarë pro-qeveritarë dhe ushtarë.
Xhihadistët kanë kryer sulme ndaj pikave të kontrollit dhe të pozicioneve të ushtrisë në Raka, Homs dhe Deir Ezor, tha kjo organizatë me seli në Britani dhe që varet për informacione nga një rrjet i burimeve në Siri.
IS-i, që kishte shpallur “kalifatin” në qershorin e vitit 2014 në pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut, u mposht në Siri më 2019. Por, ky grup vazhdon të kryejë sulme vdekjeprurëse, duke shënjestruar si forcat pro-qeveritare, por edhe forcat kurde.
IS-i është fajësuar për një sërë sulmesh vdekjeprurëse ndaj forcave besnike të Qeverisë siriane të kryera gjatë këtij viti.
Në gusht, 33 ushtarë sirianë u vranë në provincën Ezor pas një sulmi të militantëve të IS-it, sipas Vëzhguesit sirian për të Drejtat e Njeriut.
Disa ditë më parë, dhjetë forca besnike të Qeverisë u vranë gjatë një sulmi të IS-it në Raka, tha organizata.
Lufta në Siri ka nisur më 2011, pasi forcat e presidentit Bashar al-Assad shtypën protestat pro-demokracisë. Në luftën civile më pas u përfshin edhe fuqi të huaja dhe xhihadistë nga e mbarë bota.
Ky konflikt ka vrarë mbi 500.000 persona dhe ka detyruar gjysmën e popullsisë së Sirisë të largohen nga shtëpitë e tyre./rel/
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...