Përkundër vendimit për dajlen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, besohet se pasaportat e reja pas Brexit do të shtypen në Francë ose në Gjermani.
Dy firma të huaja janë përzgjedhur që në bashkëpunim me kompaninë britanike De La Rou të përzgjedhur nga Home Office do të prodhojnë pasaportat e reja përpara largimitë të Britanisë së Madhe nga BE-ja, që pritet të ndodhë në mars të vitit 2019, transmeton portali arbresh.info
Marrëveshja prej 450 milionë eurosh u tenderua nga qeveria menjëherë pasi neni 50 u shkarkua, ndërsa fituesi nga kompanitë e huaja pritet të shpallet para Krishtlindjeve, shkruan The Independent.
Deputetët në Britani e kanë kundërshtuar këtë fakt, duke shtuar se do të ishte qesharake që pasaportat e reja pas Brexit të bëheshin në Europë.
Home Office nuk ka dhënë asnjë koment./arbresh.info/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...