Ish-agjenti i dyfishtë rus Sergei Skripal ka dalë nga spitali, njofton BBC. Ai ndodhej në spital që nga 4 marsi, kur së bashku me vajzën e tij Yulia u gjetën të pavetëdijshëm në qytetin e Britanisë së Madhe, Solsbury.
Megjithatë presidenti rus Vladimir Putin ka ironizuar Skripal pas dalje së tij nga spitali duke thënë se nëse do sulmohej me helm të ushtrisë ruse do të kishte vdekur në vend.
Skripal tani mbrohet 24 orë me roje në një shtëpi të sigurtë në Angli.
Britania ka bërë akuza të shumta ndaj Rusisë, se janë ata që kanë gisht në këtë sulm, duke thënë se u shkaktua nga një agjent nervor të njohur si Novichok, që është krijuar në Bashkimin Sovjetik.
“Falë Zotit shpëtoi, nëse do e helmonim ne me helm ushtarak, ta dini se do kishte vdekur në vend. Por shyqyr që ia doli mbanë dhe la spitalin,” tha Putin gjatë takimit me kancelaren Merkel./balkanweb/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...