Dy burra u përpoqën të sillnin trupin e një të vdekuri në një zyrë postare irlandeze në përpjekje për të marrë pensionin e tij.
Sipas mediave lokale, trupi i të ndjerit u tërhoq zvarrë në zyrën e postës Carlow të premten nga dy burra që e mbanin në këmbë.
Stafi dyshoi dhe dy burrat u larguan pasi u morën në pyetje, duke lënë pas të ndjerin.
E gjitha ndodhi pasi burrat vizituan dyqanin e Hosey në Staplestown Road rreth orës 11:30 të së premtes dhe pyetën nëse mund të tërhiqnin pensionin javor të një personi tjetër, sipas Irish Times.
Mirëpo, atyre iu tha se pensionisti do të duhej të ishte i pranishëm për t’u paguar, shkruan Standard.
Më vonë dy burra tentuan të tërhiqnin pensionin me një trup të pajetë. I ndjeri mendohet se ishte rreth të 60-tave dhe se banonte pranë postës.
Kjo tani po hetohet nga Gardai, policia irlandeze, e cila tha se po hetonte “vdekjen e pashpjegueshme të një mashkulli të moshuar”. Një shtëpi në Pollerton Road aty pranë është mbyllur nga policia ndërsa hetimet për incidentin vazhdojnë./kk/
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri