Irlanda Veriore ka njoftuar se do të zvogëlojë numrin e të burgosurve duke liruar 200 prej tyre për shkaqe sigurie në kohën kur vendi po përballet me koronavirus.
“Në mënyrë që të menaxhojmë krizën me të cilën po përballemi, është thelbësore që tashmë të ndërmarrim veprime për të zvogëluar numrin e njerëzve në burgje”, tha ministrja e Drejtësisë Naomi Long, duke shtuar se “tani është e nevojshme të lirohen disa të burgosur”.
Kriza shëndetësore e koronavirusit që goditi Britaninë e Madhe me afro 20.000 të infektuar dhe 1.228 të vdekur “na detyron të ndërmarrim veprime që ishin të imagjinueshme disa javë më parë,” shpjegoi ajo.
“Lirimi i një të burgosuri para se të vuajë dënimin e tij” është “në kundërshtim me sistemin e drejtësisë dhe do të shqetësojë viktimat dhe familjet e tyre”, tha ministrja Long, por shtoi se “nuk ka asnjë alternativë”.
Sidoqof të, duke pasur parasysh pandeminë, është një “fazë e arsyeshme dhe e përshtatshme për sigurinë dhe shëndetin e punonjësve”.
Nga 1.521 të burgosur, të paktën 200 do të lirohen në tre muajt e ardhshëm. Ata që janë të dënuar për vrasje, terrorizëm, përdorim të eksplozivëve ose dhunë në familje do të përjashtohen nga kjo masë.
Të burgosurit e liruar duhet të respektojnë shtetrrethimin dhe nuk do të lejohen të kontaktojnë viktimat ose të kontaktojnë mediat, në të kundërtën do të kthehen menjëherë në burg.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...