Aktualisht Irlanda ka nisur të presë sërish klientë në pubet e saj, por me kushte shumë të qarta.
Por tashmë nuk mjafton dezinfektimi i duarve dhe distancimi social. Për t’u afruar në banak apo të ulesh në tavolinë, tashmë duhet të kesh certifikatën digjitale të BE-së, një dëshmi imuniteti, apo për shërimin nga Covid.
Përjashtim bëhet për të miturit të cilët duhet të jenë të shoqëruar. Të gjithë klientët duhet të pranojnë monitorimin dhe të dëshmojnë se nuk kanë qenë në kontakt me persona të rrezikuar. Por për momentin askush nuk do të shërbehet në banak, vetëm në tavolina. Maska hiqet vetëm në momentin që ulesh, dhe do të rivendoset nëse lëviz brenda lokalit.
Pronarët e këtyre pubeve shprehen se ky është një hap para drejt normalitetit. Por sipas autoriteteve, vetëm ¼ e pubeve do të hapen me këto kushte. Të tjerët preferojnë të presin konsolidimin e një kornize shëndetësore.
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...