Patriarku serb Irinej ka deklaruar se Kisha Ortodokse Serbe (KOS ) nuk mund ta paramendojë Serbinë pa Kosovën dhe ka porositur se serbët kurrë nuk mund të thonë se e falin Kosovën sepse e falura humbet përgjithmonë
“Kosova mund të jetë e rrëmbyer dhe e pushtuar, ashtu siç dhe është sot, por serbët nuk mund të thonë se e dhurojnë, sepse ajo që dhurohet humbet përgjithmonë. Ne nuk mund ta mendojmë Serbinë pa Kosovën. Në kohë të fundit atë pjesë e kemi quajtur Kosovë e Metohi, por ajo është Serbia e Vjetër,e cila e ka lindur këtë pjesë tjetër të Serbisë”, ka thënë patriarku Irinej në intervistën e Krishtlindjeve për televizionin “Hram”.
Ai ka theksuar se KOS shpreson se kështu mendon edhe kreu shtetëror dhe se po sheh përpjekje të mëdha që Kosova të ruhet në kuadër të Serbisë.
Irinej ka nënvizuar se Kosova është historia serbe, kultura dhe shpiri i saj, se Prizreni ka qenë kryeqytet i popullit serb e Patrikana e Pejës rezidencë e argjipeshkëv dhe e patriarkëve serbë.
“A mund të lejojmë që Patrikana e Pejës të jetë në një shtet tjetër? Këtë një popull i vetëdijshëm për veten, për historinë dhe për kulturën e vet, nuk mund t’ia lejojë vetes. Deçani, Virgjëresha Levishka, Graçanica dhe shenjtoret tjera a mund të bëhen pronë e një populli që dje i ka shkatërruar dhe i ka djegur”, ka pyetur Irinej.
Patriarku ka shtuar se KOS ka probleme me Maqedoninë dhe ka vlerësuar se “nuk është pjekuri që Kisha Ortodokse e Maqedonisë e panjohur” ka kërkuar që nënë t’i bëhet Kisha Ortodoks e Bullgarisë.
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...