Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përsëriti zotimin e tij për një “përgjigje kolektive” ndaj Iranit, pasi ky vend u fajësua për një sulm ndaj një cisterne nafte në brigjet e Omanit.
Cistera Mercer Street, e cila menaxhohet nga një kompani izraelite, është sulmuar në ujërat e Omanit më 29 korrik. Një roje britanike e sigurisë dhe një anëtar i ekuipazhit rumun u vranë gjatë sulmit.
“Ne jemi në kontakt shumë të ngushtë dhe në koordinim, me Mbretërinë e Bashkuar, Izraelin, Rumaninë dhe vende të tjera. Do të ketë një përgjigje kolektive”, u tha Blinken gazetarëve.
Blinken e quajti incidentin një “kërcënim të drejtpërdrejtë për lirinë e lundrimit dhe të tregtisë”.
“Irani vazhdon të veprojë me papërgjegjshmëri të jashtëzakonshme”, tha ai.
Teherani paralajmëroi se do të përgjigjet me shpejtësi ndaj çdo kërcënimi për sigurinë e tij, pasi Mbretëria e Bashkuar thirri ambasadorin iranian për shkak të incidentit në brigjet e Omanit.
Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë akuzuar Iranin se qëndron pas asaj që ata thanë se ishte një bombardim vdekjeprurës.
Kryeministri izraelit, Naftali Bennett akuzoi Teheranin se në mënyrë “frikacake” po e mohon përgjegjësinë, ndërsa ministri i Jashtëm tha se sulmi meriton një përgjigje të ashpër./REL/
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...