Irani ka zbuluar një raketë të re me rreze të gjatë, ndërsa raportohet se ajo mund të arrijë bazat amerikane në rajon, sikurse edhe objektivat në Izrael.
Televizioni shtetëror Iranian ka raportuar se raketa përdoret me lëngë djegëse të ngurtë dhe ka rreze veprimi prej 1,450 km, shkruan abcnews, transmeton portal arbresh.info
Raketa quhet Khaibar, një referencë për një kështjellë hebreje të pushtuar nga luftëtarët myslimanë në ditët e para të Islamit.
Raporti tha se raketa ka saktësi të lartë, është prodhuar tërësisht në vend dhe mund të mposht sistemet e mbrojtjes raketore. Informacioni nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.
Pika më e afërt e Izraelit me Iranin është rreth 1000km larg, ndërsa Irani ka raketa që mund të udhëtojnë deri në 2000km.
Raketa është zbuluar ndërsa negociatat në Vjenë po vazhdojnë për të ringjallur marrëveshjen e prishur bërthamore të Teheranit me fuqitë botërore./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit