Irani zbulon dizajnin e modelit të ri të helikopterit

13:33 | 7 Mars 2017
Arbresh.info

Autoritetet iraniane të martën zbuluan dizajnin e modelit të ri të helikopterit ushtarak të dedikuar për operacione bregdetare, evakuim medicinal dhe vëzhgim, transmetojnë mediat iraniane.

Helikopteri Saba-248 ka katër helika dhe dy motorë, që e bën atë të aftë për fluturim në temperatura të jashtme prej minus 25 deri 55 gradë Celsius, transmeton agjencia shtetërore IRNA. Irani tashmë që dy dekada prodhon armatimin vetanak dhe pajisje ushtarake, përfshirë edhe raketa, aeroplanë ushtarakë dhe nëndetëse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme