Google ADS

Irani urdhëron mbajtjen e maskave nga frika a e valës së dytë

18:00 | 8 Qershor 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë së Iranit ka kërkuar nga qytetarët të përdorin maska në vende publike pasi autoritetet kanë paralajmëruar valën e dytë të të infektuarve.

“Të gjithë duhet të vendosin maska kur janë në vende publike si në dyqane apo vende të tjera ku distanca sociale është e pamundur,” ka thënë zëvendësministri i Shëndetësisë Kianush Jahanpur.

Numri i te vdekurve nga koronavirusi në Iran ka arritur në 8,351 viktima, me 70 viktima të regjistruara vetëm brenda 24 orëve. Numri i të infektuarve në Iran ka arritur në 173,832 të infektuar me 2,043 raste brenda 24 orëve.

Gjatë javëve të kaluara, iranianët kanë dështuar në mbajtjen e distancës sociale pasi numri i të infektuarve u rrit deri në 3000 raste për tre ditë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme