Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, tha se Irani është pajtuar t’iu zgjasë qasjen inspektorëve të Kombeve të Bashkuara në lokacionet e tij bërthamore edhe për tre muaj.
Megjithatë, marrëveshja e negociuar midis Grossit dhe zyrtarëve iranianë do t’iu japë atyre më pak qasje dhe nuk i lejon të bëjnë inspektime të parakohshme.
Irani është duke ndryshuar politikën e tij, pasi Shtetet e Bashkuara nuk ia kanë hequr sanksionet, të vendosura prejse ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.
Me këtë marrëveshje, Irani është pajtuar të frenojë aktivitetin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
Trump është tërhequr në vitin 2018 nga marrëveshja dhe ka rikthyer sanksionet kundër Republikës Islamike.
Irani, i cili ka nisur të pasurojë edhe uranium përtej kufijve të lejuar, thotë se nuk do t’iu kthehet kushteve të marrëveshjes, derisa SHBA-ja nuk vepron plotësisht në përputhje me të.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, insiston që Irani të veprojë i pari.
Kriza mbi programin bërthamor të Iranit është në agjendën ndërkombëtare për gati 20 vjet.
Irani thotë se programi i tij bërthamor ka vetëm për qëllime paqësore, ndërsa SHBA-ja dhe fuqitë tjera botërore dyshojnë se ai po përpiqet të zhvillojë fshehurazi armë bërthamore./REL/
Vodhën mall në vlerë rreth 2 mijë euro në Prizren, arrestohe...
Real Madridi fiton çmimin si klubi më i mirë i vitit
Qeveria e Serbisë miraton projektligj për juridiksion gjyqës...
Hamza në Kamenicë: Vendi ka nevojë për një lidership të ri q...
Irani ekzekuton shtetasin iraniano-gjerman pasi u dënua për ...
“Ndizet drita jeshile për rrugën e vjetër Kombinat-Ndroq-Ple...