Irani tha se kamerat e Kombeve të Bashkuara të vendosura në uzinat bërthamore nuk do të aktivizohen derisa të arrihet marrëveshje për ringjalljen e paktit bërthamor të vitit 2015, që ishte nënshkruar midis Teheranit dhe fuqive botërore.
Agjencia gjysmështetërore e lajmeve, Tasnim, citoi Mohammad Elsamin, zëvendëspresidentin dhe kreun e Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit, të ketë thënë më 25 korrik se kamerat, që Teherani i largoi muajin e kaluar, ishin instaluar si pjesë e marrëveshjes për të hedhur poshtë akuzat se Irani po tentonte që të pasuronte uraniumin për armë bërthamore.
Megjithatë, ai tha me marrëveshjen bërthamore, që është prishur pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara, bën që për Iranin, kamerat të mos jenë të pranueshme.
“Këto kamera janë të lidhura me marrëveshjen bërthamore. Nëse perëndimorët i kthehen marrëveshjes dhe ne jemi të bindur se ata nuk do të bëjnë ndonjë dredhi, ne do të marrim vendimin për këto kamera”, tha ai.
Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja më 2018. Kjo bëri që Teherani gradualisht të niste shkeljen e marrëveshjes.
Teherani së fundmi ka sugjeruar se mund t’i kthehet respektimit të kufizimeve, nëse arrihet një marrëveshje e re, por ka insistuar që Uashingtoni duhet të bëjë hapin e parë.
SHBA-ja ka argumentuar se negociatat për marrëveshjen bërthamore të Iranit mund të përfundojnë nëse Teherani tërhiqet nga kërkesat.
Bisedimet për ringjalljen e marrëveshjes kanë ngecur që nga muaji prill. /rel/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”