Ministria e Jashtme e Iranit tha se në bisedimet në Vjenë, që kanë për qëllim ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, është arritur “përparim i rëndësishëm” edhe pse ka ende çështje të pazgjidhura.
Sipas marrëveshjes së vitit 2015 ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, Teherani është pajtuar që të frenojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Ish-presidenti Donald Trump më 2018 tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja dhe rivendosi sanksione ekonomike ndaj Iranit.
Që prej se Uashingtoni është tërhequr nga marrëveshja, Irani ka shkelur disa nga kufizimet, të përcaktuara në marrëveshjen bërthamore.
Bisedimet me Iranin për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore janë mbajtur në Vjenë që prej prillit dhe në to kanë marrë pjesë negociatorët nga Britania, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia. Shtetet e Bashkuara marrin pjesë në këto bisedime në mënyrë indirekte, pasi Irani refuzon që të takohet me delegacionin amerikan.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Saeed Khatibzadeh, tha më 21 shkurt se është bërë përparim i rëndësishëm, por ai theksoi se “nuk do të pajtohemi për asgjë derisa nuk pajtohemi për të gjitha”.
“Çështjet që kanë mbetur janë më të vështirat”, tha ai.
Khatibzadeh tha se Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare është përgjegjës për bisedimet e Vjenës. Ky institucion i raporton drejtpërdrejt liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.
Shefi i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, Ali Shamkhani, tha se bisedimet me negociatorët evropianë po vazhdojnë, ndërkaq negociatat me SHBA-në nuk janë në agjendë sepse ato nuk do të prodhonin “ndonjë përparim”./REL/
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...