Irani ka testuar me sukses sistemin vendor të raketave nën ujore Valfajr në ditën e fundit të ushtrimit detar që zgjati dy javë, gjatë të cilit kjo republikë islamike gjithashtu provoi teknologji të tjera ushtarake të përpunuara duke përfshirë këtu edhe raketa kundër anijeve.
Dita e martë shënoi përfundimin e ushtrimeve detare të quajtura Velayat 95 që u bë përgjatë një sipërfaqeje prej 2 milion kilometra katrore, duke përfshirë këtu ngushticën e Hormuzit, Detin e Omanit dhe pjesën veriore të Oqeanit Indian, transmeton arbresh.info.
Ky ushtrim tregoi përdorimin e suksesshëm të sistemit të raketave nën ujore Valfajr.
Pamjet lëshuar nga marina iraniane tregojnë raketën nën ujore që u lirua nga një nëndetëse para se të godiste dhe të hidhte në erë një anije në ujërat territoriale të Iranit në Gjirin Persik./Arbresh.info
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...