Gardat Revolucionare të Iranit testuan raketat balistike tokë-me-tokë dhe dronët të prodhuar brenda vendit gjatë ushtrimeve ushtarake , raportoi televizioni shtetëror.
Këto ushtrime, për të cilat thuhet se u mbikëqyrën nga komandanti Hossein Salami, u mbajtën në një rajon shkretinor në pjesën qendrore të Iranit, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info
Testimi i raketave dhe dronëve u bë pas një testimi tjetër të një rakete me rreze të shkurtër të mërkurën. Ushtria iraniane ka zhvilluar edhe ushtrime tjera ushtarake më herët këtë muaj, në të cilat u testuan dronët e prodhuar brenda vendit.
“Dronët bombardues e goditën mbrojtjen ajrore të armikut hipotetik nga të gjitha anët, duke i shkatërruar caqet plotësisht”, raportoi të premten televizioni shtetëror i republikës islamike.
Kujtojmë se, Irani ka një ndër programet më të mëdha raketore në Lindjen e Mesme.
Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur sanksione të ashpra këtij shteti për shkak të pasurimit të uraniumit dhe dyshimeve për zhvillimin e programit bërthamor. /arbresh.info/
U.D. Kryeprokurori i Shtetit pjesëmarrës në konferencën evro...
Drejtori i policisë dhe zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin ...
Rumania – Kosova/ Publikohen rregullat strikte të auto...
Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri të Norvegjisë për Ballkan...
Rexhbeçaj: Unë jam gati dhe nuk frikësohem, jemi qind për qi...
Raporti Lela-Leo, ky i fundit thotë se Driloni është xheloz ...