Irani testoi sistemin e ri antiraketë Bavar 373, i ngjashëm me atë rus S-300, që do të livrohet për forcat e armatosura deri në mars 2018, ndërkohë televizioni shtetëror publikoi gjithashtu sot një bazë sekrete të dronëve mbikëqyrës dhe luftarak.
“I gjithë sistemi është kompletuar dhe testet janë kryer”, njoftoi komandanti për mbrojtjen antiajrore, gjenerali Farzad Esmaili, cituar nga faqja në internet e televizionit shtetëror.
“Ky sistem është prodhuar plotësisht në Iran dhe disa pjesë janë ndryshe nga S-300”, shtoi ai duketheksuar se iranianët kërkojnë ta përdorin paralelisht me sistemin mbrojtës rus S-300.
Irani kishte vendosur të përfshihej në prodhimin e Bavar 373 kur Rusia ndërpreu në vitin 2010 një kontratë të arritur tre vjet më herët në kuadër të furnizimit të sistemit système S-300.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...