Irani testoi me sukses një raketë balistike me një rreze të mundshme prej 2.000 kilometrash të enjten, tha media shtetërore, dy ditë pasi shefi i forcave të armatosura të Izraelit ngriti mundësinë e një “veprimi kundër Teheranit” lidhur me programin e tij bërthamor.
Irani, i cili ka një nga programet më të mëdha të raketave në Lindjen e Mesme, thotë se armët e tij janë të afta të arrijnë bazat e armiqve të tyre më të mëdhenj, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon.
Pavarësisht kundërshtimit të SHBA-së dhe Evropës, Republika Islamike ka thënë se do të zhvillojë më tej programin e saj të raketave “mbrojtëse”.
“Mesazhi ynë për armiqtë e Iranit është se ne do të mbrojmë vendin dhe arritjet e tij. Mesazhi ynë për miqtë tanë është se ne duam të ndihmojmë stabilitetin rajonal”, tha ministri iranian i Mbrojtjes, Mohammadreza Ashtiani.
Një videoklip i shkurtër u shfaq në televizionin shtetëror të Iranit, ku shihej lëshimi i një versioni të përmirësuar të raketës balistike Khoramshahr 4 të Iranit.
Raketa, pretendohet se kishte një rreze veprimi prej 2,000 kilometrash dhe kapacitet për të mbajtur një kokë rakete prej 1,500 kilogramësh.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, raketës me karburant të lëngshëm iu dha emri “Kheibar”, duke aluduar në një kështjellë hebreje të pushtuar nga luftëtarët myslimanë gjatë periudhës së hershme të Islamit./euronews
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag