Irani testoi me sukses një raketë të re balistike, që mund të mbajë një arsenal armësh shpërthyese dhe që mund të arrijë deri në 2 000 kilometra, njoftuan mediet shtetërore të vendit.
Ministri iranian i Mbrojtjes Amir Hatami tha se nëse Teherani do të kërcënohet nga disa vende, atëherë ai nuk do të ndalet dhe do të forcojë aftësinë mbrojtëse.
Hatami theksoi po atë ditë se raketa “Khorramshahr” është një armë strategjike me rreze të gjatë veprimi dhe mund të përshkojë sistemin e mbrojtjes kundër sulmeve ajrore dhe të realizojë goditjen e saktë ndaj objektit.
Ai ritheksoi se forcat iraniane synojnë mbrojtjen e vendit, ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit rajonal dhe parandalimin e veprimeve të rrezikshme të ekstremistëve.
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...