Irani është tallur me dorëheqjen e të zgjedhurit të qeverisë amerikane për politikën iraniane nën presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke akuzuar Shtëpinë e Bardhë se ”kafshon më shumë sesa përtyp”.
Ky postim në rrjetin social Twitter nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Abbas Musavi, ka ardhur një ditë pas Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar për largimin e Brian Hook-ut nga administrata.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se Elliott Abrams, një tjetër diplomat që ka udhëhequr politikën amerikane në Venezuelë, do të zë përkohësisht vendin e Hook-ut.
Ai nuk ka dhënë ndonjë arsye për largimin e diplomatit.
Musavi ka thënë në postimin e tij në Twitter se “nuk ka dallim” në mes të Hook-ut, Abrams-it apo ish-këshilltarit të Trumpit për Siguri Kombëtare, John Bolton.
“Sa i përket politikës amerikane ndaj Iranit, zyrtarët amerikanë kanë kafshuar më shumë sesa mund të përtypin”, ka thënë ai.
Largimi i befasishëm i Hook-ut ka ardhur para një votimi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të vazhduar embargo të armëve kundër Iranit.
Marrëdhëniet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar prej kur Trump ka larguar SHBA-në nga marrëveshja bërthamore, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.
Më vonë, të dyja këto shtete kanë qenë në prag të luftës, kur SHBA-ja ka sulmuar përmes një droni, komandantin e forcave elite të Iranit, Qassem Soleimani, duke e lënë atë të vdekur në Bagdad.
Disa ditë më vonë, autoritetet iraniane kanë sulmuar me raketa bazat irakiane që strehojnë ushtarë amerikanë në territorin e Irakut./rel
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...