Irani ka shkurtuar buxhetin e tij për vitin 2019 për shkak të problemeve ekonomike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA, kryetari i Zyrës së Presidencës, Mahmud Vaizi, në një deklaratë për gazetarët pas takimit të Këshillit të Ministrave në kryeqytetin e Teheranit, tha se qeveria ka bërë shkurtime në buxhetin e propozuar në Parlament.
“Në këtë fazë për shkak të rritjes së presioneve ne duhet të kufizojmë pak buxhetin”, tha Vaizi duke theksuar se për shkak të problemeve ekonomike, Qeveria dhe institucionet joqeveritare janë duke u përballur me disa kufizime.
Ai tha se nga shkurtimet e buxhetit nuk do të preken disa fusha. “Komiteti i Ndihmës Imam Humejni, Institucioni i Mirëqenies, pensionistët dhe punonjësit publikë do të përjashtohen nga kufizimet buxhetore”, tha Vaizi.
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës