Google ADS

Irani: SHBA-të duan të pengojnë përpjekjet për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore

10:46 | 16 Maj 2018
Arbresh.info

Irani ka thënë se sanksionet e reja të vendosura nga Uashingtoni ishte një përpjekje për të penguar tentativat për të shpëtuar marrëveshjen e 2015 nga nënshkruesit e mbetur, pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja.

Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi sanksione kundër guvernatorit të Bankës Qendrore të Iranit, tre individëve të tjerë dhe një banke me bazë në Irak, transmeton portali arbresh.info.

Ky veprim erdhi një javë pasi presidenti amerikan Donald Trump braktisi marrëveshjen e Iranit e nënshkruar me fuqitë botërore për të frenuar programin bërthamor./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme