Irani regjistron numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 në më shumë se 1 muaj

19:44 | 4 Gusht 2020
Arbresh Info

Irani ka raportuar më shumë se 2,700 raste të reja me koronavirus, shifra më e lartë kjo që prej një muaji. Po ashtu, në 24 orët e fundit, në vend u regjistruan 212 viktima.

Megjithatë, ndërsa zyrtarët thotë se Irani numëron deri më tani 314,786 të infektuar dhe 17,617  viktima në total, një hetim i bërë nga BBC zbuloi se vendi e ka nën raportuar në mënyrë të konsiderueshme seriozitetin e impaktit që ka pasur pandemia.

Të dhëna qeveritare të para nga BBC tregojnë se të paktën 42,000 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 deri më 20 korrik, krahasuar me 14,405 të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu, edhe numri i të infektuarve ishte dyfish më i lartë se shifrat zyrtare.

Edhe nëse merren për bazë vetëm shifrat zyrtare, Irani mbetet vendi më i prekur nga pandemia në Lindjen e Mesme dhe numri i të infektuarve ka vijuar të rritet që prej lehtësimit të masave anti-Covid.

Edhe pse maskat janë të detyrueshme në vendet e mbyllura, zëvendësministri i shëndetësisë së Iranit tani po bën thirrje që të vendosen gjoba për ata që nuk sillen në përputhje me rregullat. /abcnews

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme