Irani regjistron 141 viktima të reja nga koronavirusi

13:23 | 23 Gusht 2020
Arbresh.info

Në Iran, 141 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.113 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 358.905, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 20.643.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 309.464 persona, ndërkohë që 3.841 pacientë janë në gjendje kritike.

Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme