Irani nuk do të heqë dorë nga planet për t’u hakmarrë për vrasjen e Komandantit të Forcave Quds, Qassem Soleimani nga SHBA në vitin 2020, edhe pse “ofertat e rregullta” nga Uashingtoni për heqjen e sanksioneve dhe lëshime tjera janë vënë si opsion.
Gjatë vitit të kaluar, Irani dhe Shtetet e Bashkuara janë angazhuar në bisedime të parregullta, indirekte në Vjenë për të ringjallur një marrëveshje bërthamore të vitit 2015, të cilën në vitin 2018 Presidenti i atëhershëm Donald Trump e refuzoi dhe që Irani nga ana tjetër, një vit më pas, filloi edhe shkeljet e marrëveshjes, transmeton portal arbresh.info
Sipas Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) të vitit 2015, Irani ra dakord të kufizonte programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit nga sanksionet ekonomike.
Ndërkohë që ata dukeshin pranë ringjalljes së marrëveshjes në mars, bisedimet ngecën mbi kërkesat ruse të minutës së fundit dhe nëse Uashingtoni mund të heqë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), e cila përfshin Forcën Quds, nga lista e Organizatës së saj Terroriste të Huaj (FTO).
“Armiku vazhdon të dërgojë mesazhe se nëse heqim dorë nga hakmarrja e Soleimanit, ata do të na japin disa lëshime ose do të heqin disa sanksione,” tha Komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare, Alireza Tangsiri.
“Kjo është një fantazi e pastër. Udhëheqësi suprem ka theksuar nevojën për hakmarrje dhe komandanti i lartë i Gardës Revolucionare ka thënë se hakmarrja është e pashmangshme dhe se ne do të zgjedhim kohën dhe vendin për të,” shtoi ai.
I pyetur për komentet, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se nëse Irani dëshiron lehtësimin e sanksioneve përtej marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, ai duhet të adresojë shqetësimet e SHBA-së përtej paktit.
“Nëse Irani dëshiron heqjen e sanksioneve që shkojnë përtej JCPOA, ai do të duhet të adresojë shqetësimet tona përtej JCPOA”, tha zëdhënësi i SHBA, ku shtoi se në të kundërt, “nëse ata nuk duan t’i përdorin këto bisedime për të zgjidhur çështje të tjera dypalëshe përtej JCPOA, atëherë ne kemi besim se mund të arrijmë shumë shpejt një mirëkuptim për JCPOA dhe të fillojmë rizbatimin e marrëveshjes”.
“Irani duhet të marrë një vëndim”, shtoi zëdhënsi.
Forca Quds është spiunazhi i huaj dhe krahu paraushtarak i IRGC-së që kontrollon milicinë e saj aleate jashtë vendit. Administrata Trump e vendosi IRGC-në në listën e grupeve terroriste në vitin 2019 dhe kjo ishte hera e parë që Uashingtoni etiketoi zyrtarisht ushtrinë e një vendi si grup terrorist./Reuters/arbresh.info/
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...