Grupi për të Drejtat e Njeriut në Iran (IHR) thotë se të paktën 142 persona u ekzekutuan në Iran gjatë muajit maj, shifër kjo më e larta mujore në tetë vjetët e fundit.
Këto ekzekutime vijnë gjatë një kohe kur regjimi i Iranit po tenton t’i shtypë protestat mbarëkombëtare me metoda që, sipas grupit mbikëqyrës me seli në Norvegji, kanë për qëllim përhapjen e “frikës shoqërore”.
Në deklaratën e publikuar më 1 qershor, IHR-ja shtoi se deri më tani këtë vit, dënimi me vdekje është administruar të paktën 307 herë, një rritje prej 76 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Qëllimi i intensifikimit të ekzekutimeve arbitrare të Republikës Islamike është përhapja e frikës shoqërore për t’i parandaluar protestat dhe për të zgjatur sundimin e saj”, tha drejtori i IHR-së, Mahmood Amiry-Moghaddam.
Gjyqësori i Iranit, me nxitjen e liderëve të lartë, ka marrë një qëndrim të ashpër kundër protestuesve, duke ekzekutuar të paktën shtatë protestues, duke përfshirë tre më 19 maj. Disa të tjerë aktualisht presin dënimin me vdekje.
Kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, i ka mbrojtur vendimet për dhënien e dënimeve me vdekje për disa protestues të përfshirë në protestat mbarëkombëtare që shpërthyen në shtator të vitit të kaluar pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini.
Amini kishte vdekur gjatë kohës sa ishte në mbajtje policore nga policia e moralit mbi akuzat se kishte shkelur ligjin e detyrueshëm për mbajtjen e hixhabit
Irani deri më tani ka ekzekutuar të paktën shtatë protestues, duke nxitur zemërim në mesin e aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe shumë vendeve të Perëndimit, të cilët i kanë quajtur proceset ligjore kundër të akuzuarve gjyqe “të rreme”, ku vendimet nxitohen prapa dyerve të mbyllura.
Organizata ndërkombëtare Amnesty International, në një raport të publikuar së fundi, paralajmëroi për rrezikun e menjëhershëm të ekzekutimit të shtatë të burgosurve të tjerë, të arrestuar gjatë protestave./REL/
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...