Irani prezanton raketën balistike “Raad-500”

09:44 | 12 Shkurt 2020
Arbresh Info

Irani prezantoi me ceremoni të dielën raketën balistike “Raad-500” dhe raketat transportuese të satelitëve të gjeneratës së re, transmeton arbresh.info

Sipas televizionit shtetëror iranian, raketa balistike tokë-tokë “Raad-500” dhe raketat transportuese të satelitëve të gjeneratës së re u prezantuan gjatë një ceremonie me pjesëmarrjen e komandantit të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), gjeneralmajor Hossein Salami dhe komandanti i Forcës Hapësinore-Ajrore të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit (AFFAIR), gjeneralbrigade Amir-Ali Hajizadeh.

“Raad-500”, raketë me trup të ndërtuar nga një përzierje fibre dhe karboni të prodhuar për herë të parë në Iran, peshon rreth 2 tonë, është më e lehtë dhe ka një rreze veprimi 200 kilometra më të madhe sesa raketa “Fateh-110”, e cila ka trup metalik dhe rreze veprimi 200-300 kilometra./ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme