Udhëheqësi i Trupës së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka premtuar përgjigje dërrmuese ndaj çdo sulmi ushtarak amerikan në Gji, pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi me goditje dhe shkatërrim anijet iraniane.
Zyrtarët iranianë akuzuan Trump për ngacmim dhe thanë se ai do duhej të fokusohej në kujdesin ndaj ushtarëve amerikanë të infektuar me koronavirus sesa të bëjë kërcënime, transmeton portali arbresh.info.
Mijëra anëtarë të personelit ushtarak amerikan janë infektuar me virusin, përfshirë qindra në një transportues avioni të goditur, të vendosur në Guam, dhe të paktën dy kanë vdekur nga COVID-19.
“Unë kam urdhëruar forcat tona detare të shkatërrojnë çdo forcë terroriste amerikane në Gjirin Persik që kërcënojnë sigurinë e anijeve ushtarake ose jo-ushtarake të Iranit”, tha gjenerali Hossein Salami për TV kombëtar.
“Siguria e Gjirit Persik është pjesë e përparësive strategjike të Iranit.”
Presidenti amerikan të mërkurën postoi në Twitter duke thënë se ai kishte autorizuar Marinën e SHBA në rajon të sulmojë çdo anije të shpejtë iraniane që merrte pasuri ushtarake amerikane, kjo pas një takimi javën e kaluar midis dy forcave në Gjirin Persik./arbresh.info/
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...