Një ministër i qeverisë iraniane ka njoftuar se Irani do të lansojë një satelit më 9 shkurt, si pjesë e një programi të cilin Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë pjesë të zhvillimeve bërthamore, shkruan REL.
Një ditë më parë u raportua se lansimi do të shtyhet për një kohë të pacaktuar.
Por, Ministri i Informimit dhe Komunikimit Mohammad Javad Ayari-Jahromi, tha mëngjesin e së dielës se “Sateliti Zafar do të vendoset në orbitë më shpejtësi prej 7,400 kilometrash.
“Fillon numërimi për lansimin e Satelitit Zafar në orët në vazhdim.. Në emër të Zotit”, tha Jahromi në Twitter.
Të paktën dy lansime të satelitëve iranianë kishin dështuar vitin e kaluar.
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara që kishin vendosur presion maksimal ndaj Iranit që nga koha e tërheqjes nga marrëveshja bërthamore më 2018, kanë theksuar se programi satelitor i Tehranit është pjesë e zhvillimeve të raketave balistike.
Irani ka kundërshtuar këto akuza.
Një ditë më parë, lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei bëri thirrje për të forcuar mbrojtjen e Iranit “për t’i dhënë fund kërcënimeve dhe të pengojë luftërat”.
Ndërkaq, presidenti amerikan Donald Trump, kishte urdhëruar muajin e kaluar dy sulme ndaj zyrtarëve të lartë ushtarakë iranianë.
Në njërin nga sulmet ajrore afër aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit, u vra gjeneral-major Qasem Soleimani, lider i forcave elite Quds.
Irani ishte kundërpërgjigjur me sulme ajrore në bazat irakiane ku qëndron ushtria amerikane, duke plagosur 64 persona si dhe duke shkaktuar pasoja post-traumatike të trurit.
Forcat iraniane po ashtu rrëzuan një aeroplan ukrainas me pasagjerë që po udhëtonte nga aeroporti i Tehranit, duke lënë të vdekur së paku 176 persona.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...