Irani nuk do ta tolerojë kurrë agresionin. Është ky paralajmërimi që ka bërë Presidenti i Iranit gjatë një bisede telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron. Lideri i Iranit, Masoud Pezeshkian e bëri reagimin tij, duke marrë shkas nga situata e ndezur në rajon si pasojë e vrasjes në Teheran të liderit të Hamasit.
“Irani nuk do të heshtë kurrë përballë agresionit kundër interesave dhe sigurisë së tij. Nëse Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore me të vërtetë po kërkojnë të parandalojnë luftën në rajon, ata duhet ta detyrojnë regjimoin e Izraelit të ndalojë gjenocidin dhe sulmet në Gaza dhe të pranojë një armëpushim”, tha Masoud Pezeshkian, president i Iranit.
Teherani dhe grupet e lidhura me Iranin si Hamasi dhe Hezbollahu kanë akuzuar Izraelin për vrasjen e Haniyeh më 31 korrik. Vdekja e tij ishte një nga një seri vrasjesh të figurave të larta të Hamasit gjatë luftës.
Ndërkohë zyrtarët izraelitë nuk kanë marrë përgjegjësinë për vdekjen e Haniyeh. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ushtria e Izraelit ka eliminuar një komandant të lartë të Hezbollahut pas një sulmi me dron. Ushtria izraelite e bëri të ditur këtë fakt duke shtuar se Hassan Fares Jeshi ishte përgjegjës për lëshimin e raketave antitank në veri të Izraelit.
Sakaq, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u bëri thirrje qytetarëve të Izraelit të qëndrojnë në gatishmëri të lartë në rast të ndonjë sulmi nga jashtë.
“Ne po shkojmë drejt fitores. Unë e di që qytetarët e Izraelit janë në gatishmëri dhe ju kërkoj një gjë: qëndroni të qetë dhe të përmbajtur. Ne jemi të përgatitur si për mbrojtje ashtu edhe për sulm, ne po godasim armiqtë tanë dhe gjithashtu jemi të vendosur të mbrojmë vetë”, tha kryeministri izraelit Netanyahu./A2CNN
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero