Udhëheqësi fetar iranian Ajatolah Ali Khamenei porositi se vendi i tij nuk do të negociojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në asnjë nivel, raporton AA, transmeton arbresh.info
“Të gjithë zyrtarët në vend, nga presidenti deri te ministri i Jashtëm, porositën se do të jenë unik dhe nuk do të zhvillojnë takime bilaterale ose të nivelit të delegacionit me SHBA-të”, deklaroi Khamnei në Teheran, lajmëron agjencia iraniane IRNA.
Ai tha se presidenti amerikan, Donald Trump, po përpiqet t’i dëshmojë opozitës në vendin e tij dhe vendeve evropiane se “presioni maksimal është mënyra e vetme për të luftuar Iranin”.
Sipas Khameneit, në rast se Irani ulet në tryezë me SHBA-të, do të nënkuptonte se po përkul qafën përballë presioneve të Washingtonit, dhe për këtë arsye nuk do ta bëjë këtë.
“Nëse Shtetet e Bashkuara tërheq fjalën, pendohen dhe kthejnë marrëveshjen bërthamore që e shkelën, në këtë rast ata mund të marrin pjesë në negociata me vendet e tjera. Përndryshe, nuk do të ketë negociata midis zyrtarëve iranianë dhe amerikanë në New York ose kudo tjetër”, tha Khamenei./AA/arbresh.info/
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...