Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian tha se në propozimet që kanë paraqitur në bisedimet për marrëveshjen bërthamore të mbajtura në Vjenë, presin që SHBA-ja të japë përgjigje realiste, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme iraniane thuhet se Abdollahian ka zhvilluar bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Kinës, Wang Yi ku diskutuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështjet rajonale dhe globale.
Abdollahian tha se dënon qëndrimin e Washingtonit kundër Pekinit, kryesisht vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Tajvan.
“Irani si në aspektin e regjistrave historikë por edhe në aspektin e një përgjegjësie ligjore për mbrojtjen e stabilitetit rajonal i përmbahet parimit një Kinë e vetme”, tha ai.
Në bisedë, Abdollahian foli për bisedimet e marrëveshjes bërthamore që mbahen në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, për të cilat tha se në propozimet që kanë paraqitur në bisedimet për marrëveshjen bërthamore presin që nga SHBA-ja të jepet përgjigje realiste.
Ministri i Jashtëm kinez, Yi vuri në dukje se përshëndesin qëndrimin e Iranit për çështjen e integritetit territorial të Kinës dhe shprehu se edhe shumica e komunitetit ndërkombëtar është kundër ndërhyrjes së SHBA-së në çështjet e brendshme të vendeve dhe kundër hapave të saj të njëanshëm.
Duke bërë të ditur se mbështesin vazhdimin e negociatave në Vjenë dhe qasjen e Iranit në negociaata, Yi potencoi rëndësinë e konsultimeve të ngushta dhe të vazhdueshme mes zyrtarëve të dy vendeve.
– Bisedimet për marrëveshjen bërthamore me Iranin
Bisedimet për marrëveshjen bërthamore, në të cilat diskutohet për rizbatimin e plotë të Marrëveshjes Bërthamore të nënshkruar në vitin 2015 me Iranin dhe rikthimin e SHBA-së në marrëveshje, po mbahen në Vjenë me ndërprerje që nga prilli 2021.
Washingtoni, i cili u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja në vitin 2018 gjatë periudhës së ish-presidentit amerikan Donald Trump, po merr pjesë në mënyrë indirekte përmes BE-së në negociatat që mbahen në Vjenë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të nivelit të lartë nga Rusia, Kina, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Irani.
Washingtoni dëshiron që Teherani t‘i kthehet angazhimeve të tij në marrëveshje ndërsa Irani kërkon që SHBA-ja e cila u largua në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore të kthehet në marrëveshje, të heqë të gjitha sanksionet dhe të japë garanci se nuk do të largohet më nga marrëveshja.
Në vizitën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell më 25 qershor në Teheran, u vendos që bisedimet indirekte përmes BE-së mes SHBA-së dhe Iranit të vazhdohen në Doha të Katarit. Në bisedimet e mbajtura më 29 qershor u deklarua se nuk u arrit përparim.
Borrell më 20 korrik njoftoi se palëve u kishte dorëzuar një projekt-tekst të ri për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes Iranit dhe SHBA-së. Qeveritë e Teheranit dhe Washingtonit deklaruan se kanë mirëpritur propozimet e reja të zgjidhjes që BE-ja ka paraqitur.
Palët u mblodhën sërish më 4 gusht në Vjenë për të rifilluar negociatat.
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...