Irani ka mohuar përfshirjen e tij në sulmin me thikë ndaj shkrimtarit Salman Rushdie.
Edhe pse Teherani zyrtar ka lëshuar një dekret në vitin 1989 për vrasjen e tij në këmbim të parave, Ministria e Jashtme iraniane është distancuar nga sulmi ndaj 75-vjeçarit i cili gjendet në spital në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Për incidentin e sulmit ndaj Salman Rushdie në Amerikë nuk mendojmë se duhet të fajësohet dikush tjetër përveç tij dhe mbështetësve të tij. Askush nuk ka të drejtë të akuzojë Iranin në këtë drejtim.
Megjithatë, Irani edhe në të kaluarën i ka mohuar operacionet e tjera të kryera jashtë vendit që synonin disidentët në vitet pas Revolucionit Islamik të vendit në vitin 1979, pavarësisht se prokurorët dhe qeveritë perëndimore kanë akuzuar drejtpërsëdrejti Teheranin për sulme të tilla.
Salman Rushdie për më shumë se 30 vjet është përballur me kërcënime me vdekje për librin ‘Vargjet Satanik’.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ruhollah Khomeini nxori një dekret islamik, duke kërkuar vdekjen e tij kundrejt shpërblimit.
Një fondacion iranian po ashtu vendosi një shumë prej 3 milionë dollarësh në këmbim të kokës së Rushdie.
Autori, fitues i disa çmimeve u godit rreth 10 herë me thikë nga një shtetas libanez i identifikuar si Hadi Matar ditën e premte në shtetin e Nju Jorkut.
75-vjeçari pësoi dëmtime në mëlçi, krah dhe sy dhe rrezikon të humbasë njërin prej tyre.
Autori i sulmit, 24 vjeç është deklaruar i pafajshëm për sulmin përmes avokatit të tij./oranews/
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar