Teherani mohon kategorikisht se ambasadori i tij në Kombet e Bashkuara është takuar me biznesmenin amerikan Elon Musk në Nju Jork.
Në veçanti, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Esmail Baghai, “ndërsa ka mohuar kategorikisht pretendimet e bëra në disa media amerikane për një takim mes Elon Musk dhe përfaqësuesit të përhershëm të Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, shprehu habinë për mbulim i gjerë i mediave amerikane”.
New York Times raportoi të enjten, se Musk, i cili është këshilltar i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, u takua me ambasadorin e Iranit në Kombet e Bashkuara të hënën “për të lehtësuar tensionet” midis Teheranit dhe vendit të tij.
Gazeta amerikane, duke cituar dy burime të paidentifikuara iraniane, thekson se takimi mes Elon Musk dhe diplomatit iranian, Amir Said Iravani, ka zgjatur më shumë se një orë./abcnews.al
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë