Irani mbyll kufirin me Kurdistanin

21:10 | 15 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Irani gjatë ditës së sotme ka mbyllur kufirin me Kurdistanin e Irakut, në mbështetje të masave të marra nga qeveria irakiane për të izoluar rajonin kurd.

“Me kërkesë të qeverisë irakiane, Republika Islame e Iranit ka mbyllur sot kalimet kufitare në rajonin e Kurdistanit”, tha ministria e jashtme e Irakut në një deklaratë në Bagdad, transmeton portali arbresh.info

Një ditë më parë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Bahram Qassemi kishte hedhur poshtë në mënyrë indirekte pretendimet se këto kalime ishin të mbyllura.

Irani gjatë muajit të kaluar ndaloi fluturimet në dhe nga rajonet kurde në Irakun e veriut, si përgjigjje për referendumin e pavarësisë së mbajtur në rajonin e Kurdistanit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme