Policia e Iranit i ka mbyllur 547 restorante dhe kafene në Tehran për shkak të mosrespektimit të parimeve islame. Lajmin e bëri të ditur shefi i policisë së kryeqytetit iranian.
“Pronarët e restoranteve dhe kafeneve ku nuk janë respektuar parimet islame janë informuar për arsyen e mbylljen dhe gjatë këtij operacioni u mbyllën 547 biznese, ndërsa u arrestuan 11 shkelës të ligjit”, tha Hossein Rahimi përmes një deklarate të publikuar në faqen e policisë.
Agjencia zyrtare e lajmeve njoftoi se operacioni është kryer gjatë dhjetë ditëve të kaluara. Ndër arsyet për mbylljen e këtyre lokaleve ishte lëshimi i muzikës ilegale. “Monitorimi i respektimit të parimeve islame është një ndër misionet dhe përgjegjësitë kryesore të policisë”, tha komandanti i policisë së kryeqytetit iranian.
Kryetari i gjykatës së Tehranit për udhëzim, e cila merret me krimet kulturore, morale dhe sociale, u bëri thirrje qytetarëve të Tehranit që t’i raportojnë rastet e sjelljeve të pamoralshme, duke e publikuar një numër të telefonit ku ata mund të thërrasin.
Ai tha se njerëzit kanë dëshirë t’i raportojnë shkeljet e rregullave, por ata nuk dinë se ku ta bëjnë këtë. Sipas tij, ata tashmë mund t’i raportojnë në polici dhe gjykatë rastet kur gratë i heqin mbulesat në vetura, kur shohin ndeja me vallëzim të të dy gjinive ose kur shohin përmbajtje të turpshme në Instagram, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?