Irani tha se ka lejuar për herë të parë të gjitha gratë peshëngritëse të garojnë në nivel ndërkombëtar.
Ali Moradi, president i Federatës së peshëngritjes, tha se “kemi krijuar një komitet të grave peshëngritëse në federatë dhe kemi gra të talentuara atlete”.
“Ato kanë kapacitete sikurse burrat, dhe shpresoj se me veshjet e posaçme për gratë myslimane, ato do të mund të marrin pjesë në garën ndërkombëtare”, shtoi Moradi.
Irani ka kulturën më të fortë të peshëngritjes në botë dhe në këtë kategori burrat iranianë kanë fituar shtatë medalje të arta në Olimpiadë.
Attila Adamfi, drejtor i përgjithshëm në Federatën ndërkombëtare të peshëngritjes, tha se “ky është një lajm i mirë, dhe i rëndësishëm për Iranin, peshëngritja është në nivel të lartë për burrat, ndërsa për gratë është në nivel zero”.
Gratë e kishin të ndaluar të merrnin pjesë në gara peshëngritëse deri në vitin 1983.
Ndërsa Federata ndërkombëtare pati ndryshuar rregullat, ndërsa prej vitit 1987 ato marrin pjesë në kampionatin botërorë të peshëngritjes.
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008