Udhëheqësit iranianë kanë kundërshtuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për të shpallur Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste.
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani tha se vendimi i Uashingtonit është “një gabim”, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë “udhëheqës të terrorizmit global”.
Presidenti Rohani pretendon se SHBA-ja dëshiron të “përdorë grupe terroriste kundër vendeve të rajonit”.
Deklaratat e Rohanit bëhen disa ditë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi për vendimin që Grada Revolucionare e Iranit të shpallet organizatë terroriste, përcjell rel.
Shtetet e Bashkuara tashmë kanë vënë në “listë të zezë” dhjetra individë dhe kompani iraniane për lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit.
Përmes një deklarate, presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se Uashingtoni do të vazhdojë të rrisë presionin financiar ndaj Iranit për shkak të “mbështetjes që i bën ky vend aktiviteteve terrorriste”.
Shtetet e Bashkuara akuzojnë regjimin e Iranit edhe për shkelje të rezolutës së OKB-së për armët bërthamore si dhe për mbështetjen që i bën organizatave terroriste në rajon.
Së fundi, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë shprehur shqetësime ndaj aktivitetit të fundit raketor të Iranit.
Të trija vendet evropiane thonë se ky aktivitet është pjesë e zhvillimit të kapaciteteve raketore për të mbajtur armë bërthamore.
Ambasadorët e trija shteteve, që janë anëtare të Këshillit të Sigurimit, në një letër dërguar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, thanë se lëshimi i fundit i raketave balistike nga ana e Iranit ka efekt destabilizues në Lindjen e Mesme dhe ngritë tensionet në rajon.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë