Irani konfiskon mbi 100 armë nga kontrabanduesit në kufi

20:42 | 16 Janar 2020
Arbresh.info

Komandanti i Forcave Tokësore të Ushtrisë së Iranit, Kioumars Heydari ka njoftuar se në kufirin perëndimor të vendit janë konfiksuar mbi 100 armë të paligjshme të kalibrave dhe markave të ndryshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për televizionin shtetëror të Iranit në rajonin Kermanshah në kufi me Irakun, Heydari tha se “Dy grupe kondrabanduesish në kufirin perëndimor të vendit u kapën nga forcat e sigurisë teksa po kalonin nga kufiri armë të kalibrit të ndryshëm”.

“Në mesin e armëve të konfiskuara ndodhen 28 kallashnikovë dhe 86 pistoleta”, tha Heydari duke pretenduar se armët në fjalë po futeshin në vend për t’u përdorur në protestat e mundshme kundër regjimit.

Gjatë deklaratës së Heydarit u ekspozuan edhe armët e konfiskuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme