Irani po planifikonte sulme ndaj katër ambasadave amerikane kur u vra gjenerali i tyre i lartë, thotë Presidenti Donald Trump.
Kur u pyet se çfarë kërcënimi çoi në sulmin e dronit të SHBA-ve, ai i tha për Fox Neës: “Unë mund të zbuloj se në shënjestër ishin katër ambasada”.
Vrasja e gjenerali Qasem Soleimani, erdhi pas disa ditë protestash në ambasadës amerikane në Bagdad, transmeton portal arbresh.info
Në anën tjetër, demokratët kanë dhënë theksuar se nuk ka informacione për komplot kundër katër ambasave amerikane.
Sulmi ndaj gjenerali Iranian është mbështetur edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
“Ne kishim informacione specifike për një kërcënim të afërt dhe ato që përfshinin sulme ndaj ambasadave amerikane”, tha Pompeo përderisa njoftoi për sanksione të reja ndaj Iranit.
Soleimani ishte ideatori i veprimtarive të Iranit në Lindjen e Mesme, si arkitekt i luftës së qeverisë Siriane kundër rebelëve dhe ngritjes së paramilitarëve pro-iranianë në Irak.
Trump dhe Pompeo kanë theksuar se ai është përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?