Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka paralajmëruar se forcat e huaja po e rrezikojnë sigurinë në Gjirin Persik. Deklarata e tij erdhi pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të dërguar më shumë trupa në këtë rajon.
Kryetari i republikës islamike tha se forcat e huaja gjithmonë kanë sjellë dhimbje dhe mjerim dhe se ato nuk duhet të përdoren në krijimin e një gare armatimi. Ai gjithashtu shtoi se do ta paraqesë një nismë të re për paqe në Gjirin Persik gjatë mbledhjes në Kombet e Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të dërgojnë më shumë trupa në Gjirin Persik për shkak të sulmit me dronë në stacionet e naftës në Arabinë Saudite.
Ky vit ishte vazhdim i tensioneve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat filluan me tërheqjen e këtyre të fundit nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes fuqive të mëdha.
Ato u rritën edhe më shumë pasi Shtetet e Bashkuara e fajësuan Iranin për sulmin ndaj naftës së Arabisë Saudite. Sidoqoftë, përgjegjësinë për këtë sulm e morën rebelët “Houthi”, të cilët dyshohet se kanë lidhje me Iranin, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...