Irani kërkon hetimin e sulmit kimik në Siri

12:31 | 8 Prill 2017
Arbresh.info

Presidenti iranian Hassan Rouhani ka kërkuar një hetim të pavarur për sulmin me armë kimike në provincën e Idlibit.

Ai ka paralajmëruar që sulmet ajrore amerikane në përgjigje të këtij sulmi rrezikojnë përshkallëzimin e ekstremizmit në rajon, transmeton portali arbresh.info.

“Ne kërkojmë të formohet një organ fakt-mbledhës ndërkombëtar për të gjetur se nga kanë ardhur këto armë kimike”, ka thënë Rouhani gjatë një fjalimi.

Teherani është aleati kryesor i presidentit sirian Bashar al-Assad dhe ka ofruar mbështetje ekonomike e ushtarake për luftën e tij kundër grupeve rebele dhe militantëve të Shtetit Islamik./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme