Irani ka kërcënuar të bombardojë Izraelin dhe Dubain nëse Shtetet e Bashkuara ia kthejnë raketat baliste që i hodhi sot në dy baza ushtarake amerikane.
Teherani gjuajti më shumë se 12 raketa në dy baza ushtarake në Irak si hakmarrje ndaj sulmit me dron nga SHBA ku mbeti i vrarë gjenerali iranian Qassem Soleimani, transmeton portali arbresh.info.
Baza ajrore Ain al-Assad në Irakun perëndimor që u vizitua nga Donald Trump në dhjetor të 2018 dhe baza në Erbil, të dyja u goditën nga raketa balistike.
LEXO EDHE: Hakmerret Irani, hedh dhjetëra raketa mbi dy baza ushtarake amerikane
Garda Revolucionare e Iranit paralajmëroi SHBA dhe aleatët e saj rajonalë kundër hakmarrjes për sulmin me raketa.
Garda lëshoi paralajmërimin përmes një deklarate të transmetuar nga agjencia shtetërore e Iranit e lajmeve IRNA.
“Ne po paralajmërojmë të gjithë aleatët amerikanë, të cilët i dhanë bazat e tyre ushtrisë së saj terroriste, se çdo territor që është pika fillestare e veprimeve agresive kundër Iranit do të jetë në shënjestër”, tha Garda.
Një tjetër kanal televiziv i Gardës gjithashtu kërcënoi të bombardojë Dubai dhe Haifa në Izrael./arbresh.info/
Dokumentari i Toni Kukës, Hovenier: Përkushtimi i tij e vend...
Liderët botërorë mirëpresin armëpushimin në Liban
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore