Në një intervistë ekskluzive për CNN, ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif paralajmëron se në rast konflikti dy vendet do të duhet të luftojnë “deri në ushtarin e fundit amerikan”.
Zarif tha se Irani shpreson të shmangë konfliktin, ndërsa shtoi se vendi i tij do të ishte i lumtur ta diskutonte me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sidoqoftë, ministri i Jashtëm iranian ka përjashtuar mundësinë që Irani të kthehet në “tryezën e bisedimeve” me Shtetet e Bashkuara, nëse Uashingtoni nuk heq sanksionet aktuale ekonomike.
Gjatë intervistës, zyrtari iranian mohoi edhe një herë përfshirjen e Iranit në sulmet me dronë në Arabinë Saudite fundjavën e kaluar.
Ai pranoi se militantët Houthi i Jemenit – të cilët kanë marrë përsipër sulmin – kohët e fundit kanë rritur ndjeshëm aftësitë e tyre ushtarake dhe tani mund të kryejnë një “goditje” si ajo e së shtunës së kaluar.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?